Dështon raundi i parë i votimeve për Presidentin e ri të Shqipërisë, nuk propozohet asnjë kandida…

0
Dështon raundi i parë i votimeve për Presidentin e ri të Shqipërisë, nuk propozohet asnjë kandida…
Gjigandi

Pavarësisht negociatave për të arritur në një emër konsensual për zgjedhjen e Presidentit të ritë Shqipërisë, në tryezën e Komisionit të Ligjeve nuk kishte asnjë kandidaturë për të vlerësuar.

Përgjegjësinë për dështimin e këtij raundi, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ia faturoi socialistëve.

“Ky dështim është mbi supet tuaja”, tha Alibeaj gjatë fjalës së tij në Komisionin Parlamentar të Ligjeve.

Ndërsa Klotilda Bushka, kryetare e Komisionit të Ligjeve, tha se “këtu jemi në një proces parlamentar dhe mazhoranca ua ka dhënë mundësinë”.

Kryetari i grupit parlamentar i “Aleancës për Ndryshim”, Fatmir Mediu, i qëndron idesë së tij për të dalë me një emër të përbashkët nga fronti opozitar: “Duhet të gjejmë një emër të përbashkët”.

RonaTyra

Për Oerd Bylykbashin, emri i ri i Kreut të Shtetit duhet të jetë rruga drejt stabilitetit institucional.

“Është proces politik që duhet të burojë nga vota. Një emër konsensual na bën të futemi në një trajektore stabiliteti”, u shpreh Bylykbashi.

Pas këtij raundi të parë, Kushtetuta parashikon edhe 4 raunde të tjera votimi. Për zgjedhjen e Presidentit në tre votimet e para kërkohet një shumicë e cilësuar prej 84 votash, që imponon konsensus me opozitën.

Dy raundet e fundit kërkojnë shumicë të thjeshtë me 71 vota, që i jep mundësinë mazhorancës socialiste të votojë sipas dëshirës.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu