Deshtimi me negociatat dhe doreheqjen e Zaev, presidenti maqedonas mbledh lideret e partive – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Sapo ka nisur takimi i liderëve të partive politike në Maqedoninë e Veriut pas dështimit të marrjes së datës për hapjen e negociatave me BE-në.   Takimi u thirr nga presidenti Stevo Pendarovski dhe po zhvillohet në vilën qeveritare në Vodno, pranë Shkupit.   Bie në sy prezenca e liderëve shqiptarë, të cilët të përçarë paraqiten me 5 parti, ndërsa maqedonasit me vetëm dy.     Nga shqiptarët marrin pjesë Ali Ahmeti (BDI), Menduh Thaçi (PDSH), Ziadin Sela (Aleanca për Shqiptarët) dhe Bilall Kasami (Besa) dhe Afrim Gashi (Alernativa)   Në takim marrin pjesë edhe drejtuesit e dy partive më të mëdha maqedonase, LSDM dhe VMRO-DPMNE Zoran Zaev e Hristijan Mickovsk   Liderët pritet të bisedojnë edhe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të njoftuara një ditë më parë nga kryeministri Zaev.  

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu