Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut një denoncim të qytetarit dixhital në lidhje me ngjarjen ku mbeti i plagosur vëllai i kryetarit të Bashkisë së Bulqizës, Vangjel Alla. Qytetari i shkruan Berishes se pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja po mbahet në burg, pasi kërkohet që ai të fshijë serverin e kamerave të sigurisë.
Qytetari vijon me akuzat, ndërsa shton se në tavolinën ku ishte vëllai i Lefter Allës kishte pasur drogë, gjë që sipas tij fshihet nga policia.
MESAZHI TEK BERISHAMbahet ne burg pronari i lokalit ku u plagos vellai i kryetarit te Bashkise!Atij i kerkohet te fshije serverin e kamerave sepse ato tregojne se ishte afere e paster droge!
Narkopolicia pale me krimin dhe drogen! sbDoktorr pronari i lokalit qe u plagos vellai i Lefter Alles kryetarit te bashkise Bulqize mbahet ne burg Arsyeja te fshije serverat dhe pamjet filmike se tavolinat kan qen plot me mall te bardhe policia po fsheh ngjarjen dhe po prish provat duan ta bejne nje zenke te castit Ky eshte shteti i Rilindjes