Demokratët amerikanë e shpallin fitoren në Kentucky

0
Gjigandi

Një garë e ngushtë për guvernator është zhvilluar të martën në shtetin Kentucky të ShBA-së. Megjithatë, kandidati demokrat, Andy Beshear, e shpalli fitoren me epërsi të vogël ndaj kandidatit republikan dhe guvernatorit të deritashëm, Matt Bevin, i cili nuk e ka pranuar ende humbjen.

Përballja e ngushtë në Kentucky, shtet i njohur më shumë për qëndrime konservatore, erdhi pasi demokratët e morën kontrollin e plotë në legjislaturën e Virgjinias. Të dyja këto rezultate po vlerësohen si goditje e rëndë për presidentin Donald Trump.

Beshear e shpalli veten votues në Kentucky pasi i siguroi 49.2 për qind të votave kundrejt 48.8 për qind të kandidatit tjetër, Bevin. Ai tha se rezultati i tij ishte porosi që zgjedhjet kishin të bënin me të drejtën kundër së gabuarës e jo me të djathtën kundër së majtës. Deri në orët e vona të së martës, kandidati demokrat ishte me rreth 5 mijë vota në epërsi.

Megjithatë, kandidati republikan tha se kjo është një garë shumë e ngushtë dhe se ende nuk është dorëzuar. “Ne duam që procesi të përcillet dhe ai ende është duke u zhvilluar”, tha Matt Bevin.

Ai ishte zgjedhur guvernator i këtij shteti në vitin 2015 dhe kishte thënë se këto zgjedhje janë referendum për presidentin Trump. Vetë presidenti e kishte sulmuar kandidatin demokrat, duke thënë se ai është shumë liberal, shumë ekstrem dhe shumë i rrezikshëm.

RonaTyra

Gjatë një tubimi zgjedhor, kreu i Shtëpisë së Bardhë para turmës kishte deklaruar: “Nëse humbni, kjo e dërgon një porosi vërtet të keqe. Ju nuk mund të lejoni që kjo të më ndodhë mua”.

Në një postim tjetër të martën mbrëma, presidenti u duk sikur e pranoi humbjen, duke shkruar: “Matt Bevin u rrit për së paku 15 për qind në ditët e kaluara, por ndoshta kjo nuk ishte e mjaftueshme (Lajmet e rreme do të më fajësojnë mua)”, shkruan “The Guardian”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu