Deklarim i rremë i pasurisë/ Prokuroria e Durrësit merr të pandehur ish-drejtuesin Petrit Fusha

0
Gjigandi

Prokuroria e Durrësit ka marrë në dorëzim çështjen për ish-drejtuesin e prokurorisë së Tiranës, Petrit Fusha.

Fusha akuzohet për fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë.

Kujtojmë se dosja për ish-kreun ka qenë në SPAK, ku më pas i ka kaluar në kompetencë të Durrësit.

Po kush është prokurori Fusha?

Petrit Fusha, i emëruar nga ish-kryeprokurori Adriatik Llalla ka drejtuar për 5 vjet Prokurorinë e Përgjithshme. Ai u shkarkua në 28 dhjetor 2017 nga kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku dhe në vend të tij u emërua Dritan Rreshkja. Ai ka punuar si prokuror në Prokurorinë e Tiranës, pastaj është transferuar në Shkodër për t’u rikthyer më pas në Tiranë. Prokurori Fusha ishte duke pritur caktimin e datës për t’ju nënshtruar sistemit të Vettingut.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu