Zyrtari i lartë I.M. në dosjet e Sigurimit, Nikolla takon krerët e Grupeve Parlamentare

0
14
Gjigandi

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka nisur sot disa takime me krerët e grupeve parlamentare një ditë pasi Autoriteti i Dosjeve njoftoi institucionin që ajo drejton se “një personazh me profil të lartë politik me inicialet I.M., rezulton ish bashkëpunëtor i sigurimit”.

Mësoshet se kryetarja e Kuvendin është takuar me kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Ballën dhe pritet të takojë edhe kreun e grupit të PD Enkelejd Alibeajn dhe Fatmir Mediun.

“Në kuadër të punës së përditshme me përpunimin e materialeve të ish-Sigurimit të Shtetit, së fundmi Autoriteti është ndeshur me informacione dhe të dhëna mbi një personazh me profil të lartë politik.

Njoftimi i plotë:

Institucionit iu kërkua nëpërmjet postës elektronike që të verifikohej figura e shtetasit I. M. në dosje të klasifikuara të ish-Sigurimit të Shtetit.
Konstatimi u shqyrtua me përgjegjësi dhe materialet u bënë të njohura për të  gjithë anëtarët  e zgjedhur. Me vendimin nr. 321, datë 26.07.2022 të Autoritetit, të dhënat iu përcollën Kuvendit të Shqipërisë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu