Lojtarët e Manchester City-t besojnë se janë një skuadër më e mirë se kampionët e rinj të Premier League, sipas John Stones.
I pyetur nëse beson se skuadra e tij mendon se është më e mirë në Angli, mbrojtësi i Pep Guardiola-s ka thënë:
“Po, jemi të bindur se jemi”.
“I njohim aftësitë tona dhe standardet që i kemi vënë vetes. Luajmë në nivele të larta çdo tri os katër ditë dhe jemi shumë krenarë për këtë”.
“Duam ta mbyllim këtë sezon dhe të nisim të riun, duke ruajtur standardet dhe duke përmirësuar veten”.