Mbrojtësi i Interit Stefan de Vrij ka pohuar se Christian Eriksen do të bëhet vendimtar në Giuseppe Meazza, pasi ai po mësohet me mënyrën se si luan ekipi dhe po mëson gjuhën italiane.
Danezi mbërriti nga Tottenham Hotspur në janar dhe u përpoq të bëjë një ndikim të menjëhershëm për ekipin e Antonio Contes, i cili aktualisht është i treti në Serie A.
Por, lojtari kreativ, i cili shënoi gol nga rivënia këndore kundër Napolit në Coppa Italia, thuhet se ka bindur në stërvitje dhe mund të pretendojë një vend titullari.
Mbrojtësi holandez, De Vrij, ka pohuar se danezi ka potencialin që të bëhet një nga protagonistët për Nerazzurrët.
“Ai mund të bëhet vendimtar, dhe unë mendoj se ai do të bëhet. Ai është mësuar me mënyrën se si luajmë dhe ka filluar të mësojë gjuhën”, ka thënë fillimisht De Vrij për DAZN.
“Ne i shohim të gjitha cilësitë e tij në stërvitje. Ai është shumë i mirë dhe së shpejti do ta shohim atë në fushë gjithashtu”, përfundoi holandezi.
Interi përgatitet të përballet me Sampdorian të dielën dhe mund të shkurtojë hendekun ndaj liderëve të Juventusin në gjashtë pikë me një fitore