Vendimi i Matthjis de Ligt për t’u rikthyer sërish në shtëpinë e tij në Holandë me të dashurën e tij, ka hedhur dyshime të mëtutjeshme për rifillimin e Serie A.
Pasi u bashkua me Juventusin nga Ajax për 67.8 milionë funte, De Ligt erdhi në Torino dhe ka jetuar në qytetin italian me të dashurën Annekee Molenaar.
Vendi ka qenë në bllokim kombëtar që nga 10 marsi, me Serie A të pezulluar dhe nuk mbetet asnjë datë e caktuar se kur do të kthehet për të përfunduar sezonin 2019/20.
De Ligt, pasi kishte arritur një marrëveshje me Juventusin, tani ka udhëtuar përsëri në Amsterdam dhe kjo u konfirmua në rrjetet sociale të tij.
Do të thotë që nëntë lojtarë të Juventusit janë aktualisht jashtë Italisë dhe janë kthyer në vendet e tyre, duke ngritur dyshime serioze për çdo kthim të shpejtë të ligës.
Për shkak të protokollit të rreptë në vend për të luftuar koronavirusin, De Ligt dhe Molenaar do të duhet të qëndrojnë 15 ditë në izolim pasi të kenë mbërritur në Holandë dhe më pas do të duhet të bëjnë edhe 15 ditë të tjera për kthimin e tyre në Itali.