Kevin de Bruyne ka dhënë komentet e tij mbi fatin e sezonit aktual në Premierligë.
Ylli i Manchester City beson se sezoni do të kompletohet, pa marrë parasysh rrethanave.
Sipas belgut, shqetësimet për humbje të mëdha ekonomike do të shtyjnë Premierligën që ta kompletojë sezonin.
“Besoj se ne do të mund të stërvitemi përsëri brenda 2 javëve”, ka thënë De Bruyne.
“Qeveria dëshiron të rifillojë sezonin sa më parë të jetë e mundur, që t’iu jap njerëzve diçka”.
“Çdo gjë do të rifillojë, pa tifozë. Kjo nuk është interesante, por ky sezon do të kompletohet. Aspekti ekonomik është shumë i rëndësishëm në Premierligë. Nëse sezoni nuk kompletohet, do të ketë probleme serioze”, ishin fjalët e belgut.
Ka edhe lojtarë të cilët janë kundër rikthimit. Një nga ta është shoku i skuadrës së De Bruyne, Sergio Aguero, i cili ka thënë se lojtarët janë të frikësuar të kthehen në fushat e blerta.
Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi final i Premierligës, për fatin e këtij sezoni.