Dasma në horizont për djalin e Ancelottit: Është përpjekja e tretë, më në fund po martohemi

0
Dasma në horizont për djalin e Ancelottit: Është përpjekja e tretë, më në fund po martohemi
Gjigandi

Davide Ancelotti, djali dhe ndihmësi i Carlos, mbërriti në Madrid, pasi ndoqi babain në të gjitha përvojat e tij në futboll. Reali ka një takim të rëndësishëm, finalen e Champions League të planifikuar për më 28 maj. Davide Ancelotti ka një tjetër takim të rëndësishëm, që e pret në fillim të verës.

Sipas asaj që ka mbledhur “El Mundo”, Davide do të martohet me partneren e tij Ana Galocha, me të cilën ka dy fëmijë: “Erdhi dita kur vendosëm të themi ‘po’ dhe do të donim që ju të ishit pjesë e këtij momenti të veçantë për ne. Jemi shumë të lumtur që mund të bashkojmë kaq shumë njerëz nga vende kaq të ndryshme”, – thuhet në ftesën e dasmës.

Dasma ishte planifikuar pak kohë më parë, por shpërthimi i pandemisë bëri që kjo ceremoni të anulohej. “Ne jemi shumë të emocionuar. Do të jetë një dasmë e miqve të vërtetë, nuk do të ketë fytyra të njohura. Po, do të ketë njerëz nga Real Madridi, Bayerni dhe Evertoni. Ama, do të jetë një dasmë intime”, – ka treguar Ana.

Dasma do të zhvillohet më 10 qershor, dy javë pas finales së Ligës së Kampionëve, në Hacienda Molinillos, që ndodhet në qytetin sevilian të Mairena de Alcor, nga i cili ajo është me origjinë. Të dy u takuan në një koktej-bar, ku punonte Ana: “Davidi erdhi një natë dhe u takuam përmes një shoku. Në realitet nuk ishte aq e lehtë për të”.

Më pas, lidhja sentimentale u forcua dhe Ana hoqi dorë nga gjithçka për të ndjekur partnerin e saj, fillimisht në Gjermani e pastaj Napoli, Angli e Madrid. Ajo foli edhe për mënyrën sesi është Carlo Ancelotti, vjehrri i saj, të cilin e konsideron “njeri të mirë”, “të thjeshtë” dhe “të përulur”.

RonaTyra

E dashura e Davide konfirmoi pasionin e saj për Sevillan, por ajo gjithmonë mbështet ekipin ku punon partneri i saj. “Ne gjithmonë ndjekim skuadrën në të cilën punon Davide, varemi nga ekipi ku është ai.

Është e mrekullueshme ta shohësh atë atje, në finalen e Champions League. Real Madridi po bën shumë mirë, është mirë të jetosh në Madrid dhe të jesh në Champions League”, – përfundon Ana.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu