Dasho: Strukturat s’janë treguar vizionare për aplikimin e masave inteligjente

0
Gjigandi

Niveli i përhapjes së COVID-19 ka patur një rënie të lehtë në 24 orët e fundit, teksa Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë identifikuar 68 raste të reja. Ndërkohë, 3 persona kanë humbur betejën me sëmundjen.

Lidhur më këtë situatë, janë të shumtë zërat e ekspertëve që kritikojnë masat që ka aplikuar qeveria shqiptare për të frenuar përhapjen e epidemisë së COVID-19.

Eksperti i Institutit të Shëndetit Publik, Erion Dasho, tha për Euronews Albania se strukturat shtetërore dhe Ministria e Shëndetësisë nuk kanë aplikuar masa inteligjente, të cilat do të krijonin besim tek qytetarët.

“Fatkeqësisht kjo administratë, ky Komitet Ekspertësh, të vetmet masa që dinë të marrin deri tani janë ato masa që janë ato masa restriktive. pra, janë masa që paralizojnë dhe mbyllin, dhe nuk janë treguar vizionarë dhe të aftë që të marrin masa që unë i kam quajtur si inteligjente. Masa që kthejnë spitalet me risk zëro për transmetim të COVID, masa që të kemi një administratë dhe transport të sigurt. Qytetari shqiptar sot është mosbesues ndaj autoriteteve dhe ekspertëve. Ne jemi të gjithë koshientë, dhe jemi duke e parë që sot qytetari nuk po bindet t’i respektojë ato masa”,  tha ai.

Sipas tij, ai së bashku me disa mjekë dhe ekspertë shqiptarë që punojnë në SHBA, Kanada dhe BE kanë shprehur gatishmëri për të ndihmuar me këshillat e tyre, por sipas Dashos, ky vullnet nuk është pranuar nga strukturat shtetërore.

RonaTyra

“Nuk është në dorën time që t’u drejtohem autoriteteve. Ne vazhdimisht i kemi kërkuar partineritet Ministrisë së Shëndetësisë, jo vetëm unë, por edhe një grup i madh mjekësh specialistësh, mjekë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë  prej vitesh në SHBA, Kanada dhe BE dhe i kemi ofruar shërbimet tona falas si solidaritet në përpjekjet e qeverisë. Ne i kemi ofruar këto shërbime dhe na janë refuzuar.Komiteti i Eksperteve nuk ka aftësinë dhe as vizionin për të kuptuar se ka nevojë për ndihmë në përballimin e kësaj epidemie. E vetmja masë që ka treguar të marrë  kjo qeveri deri tani, janë masat restriktive”, u shpreh ai.  

Ai theksoi se për rritjen e rasteve të infeksionit nuk duhet të fajësohet kurrsesi qytetari, por Ministria  e Shëndetësisë dhe Komiteti Teknik i Ekspertëve.

“Përgjegjësia për parandalimin nuk fillon tek qytetari, por përgjegjësia është tek Ministria e Shëndetësisë dhe e Komitetit Teknik të Ekspertët.  Nuk duhet të merremi me fajësimin e qytetarit shqiptar. Qytetari shqiptar është po aq i mirë sa të gjithë qytetarët e tjerë”, theksoi ai.

Gazetarja Bruna Çifligu pyeti ekspertin për efektshmërinë që ka përdorimi i maskave në ambiente të mbyllura, ndërsa për këtë z. Dasho u shpreh si vijon:

“Po, në mjediset e mbyllura ne duhet ta inkurajomë përdormini e maskës. Ende nuk ka të dhënat  përfundimtare për të vlerësuar efikasitetin e kësaj mase, por të dhënat paraprake të çojnë në drejtimin e duhur, por nuk mjafton vetëm gjoba si masë. Ka disa qytetarë që nuk e përballojnë ta blejnë maskën çdo ditë. Duhet që të paketën të moshuarit dhe personat më sëmundje kronike, këtyre maska t’u rimbursohet”, përfundoi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu