Dalin rezultatet e para për vdekjet e mmistershme të 281 elefantëve në Botsvana

0
Gjigandi

Botsvana tha sot se ka marrë nga Zimbabve rezultatet e para të mostrave për vdekjen e mistershme të qindra elefantëve, por duhet të presë dhe rezultatet e analizave nga Afrika e Jugut javës që vjen, për t’i shpërndarë ato në publik.

Autoritetet e botës së egër po përpiqen të zbulojnë se çfarë ndodhi gjatë vdekjeve masive të dy muajve më parë, kur dhe u zbuluan kufomat e para.
Deri tani autoritetet kanë përjashtuar mundësitë e përmendura të antraks-it apo gjuetisë ilegale, si shkaqe të mundshme.
Zyrtarët u thanë gazetarëve pranë deltës së lumit Okavango se kishin verifikuar deri tani 281 kufoma elefantësh në një zonë prej 8 000 km katrorë, ku në total jetojnë rreth 18 000 prej tyre.
“Duhet të presim për një tjetër paketë rezultatesh për të konfirmuar që kemi një konkluzion definitiv,” tha Oduetse Kaboto, zyrtari përgjegjës i ministrisë së turizmit dhe ambjentit.
Megjithse numri i vdekjeve përfaqëson vetëm një pjesë të vogël të rreth 130 000 elefantëve që jetojnë në Botsvana, ka shqetësime se autoritetet mund të mos arrijnë të përcaktojnë shkakun e vdekjeve.
Chris Foggin, i autoriteteve të botës së egër në Zimbabve ku janë kryer testimet, tha se vetëm Botsvana mund të publikojë rezultatet.
Popullata totale e elefantëve në Afrikë është në rënie prej gjuetisë ilegale, por në Botsvana, ku jetojnë rreth një e treta e të gjithë elefantëve të kontinentit, numrat kanë pësuar rritje prej viteve 2000.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu