Pas stuhisë… balerinat u kthehen piruetave

0
Gjigandi

Nën kupolën e famshme të Palais Garnier, gjashtë balerina po praktikohen nën tingujt e pianos.

Një pamje paqësore që bie ndesh me trazirat në të cilat Opera e Parisit është mbështjellë prej muajsh. Baleti i Operas së Parisit, një nga kompanitë më prestigjioze në botë, del kështu nga shtatë muaj mbylljeje, fillimisht për shkak të një greve historike të stafit të tij e më pas krizës së koronavirusit që privoi 154 kërcimtarë nga skena.
Tani balerinët kanë rifilluar punën. Vetëm dhjetë artistë mund të bëjnë prova në një dhomë për shkak të distancës fizike. Kompania, sigurisht që mund të ofrojë ndonjë performancë baleti në pak data në vjeshtë, në Garnier, por nuk do të ketë një balet të madh deri në dhjetor.
Sidoqoftë, balerinët nuk e kanë lëshuar veten edhe në izolim. Gjatë qëndrimit të detyrueshëm në shtëpi, ata kanë vijuar punën që të mbeten në formë duke u trajnuar në dhomat apo kuzhinat e tyre. Dhe tani në rikthim, nuk kanë humbur thuajse asgjë në formën e tyre.
“Kishim frikë se mos humbisnim muskujt, por gjithçka u kthye si më parë, menjëherë”, thonë ata duke e konsideruar këtë vit të vështirë, një shans për rehabilitimin e tyre para rikthimit në skenë.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu