Dalin pamjet e stërvitjes së Policisë Ushtarake shqiptare, së shpejti pjesë e “Swift Response-22″…

0
Dalin pamjet e stërvitjes së Policisë Ushtarake shqiptare, së shpejti pjesë e “Swift Response-22″…
Gjigandi

Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka publikuar sot pamjet e stërvitjes së forcave të Policisë Ushtarake të Shqipërisë, të cilët u përgatitën për të marrë pjesë në një stërvitje me vendet aleate që organizohet në Maqedoninë e Veriut.

Në një njoftim në rrjetet sociale, Ministri Peleshi u shpreh se prej disa javësh, efektivët e Policisë Ushtarake zhvilluan stërvitjen para-dislokuese, për t’u bashkuar më pas me kolegët e vendeve aleate dhe partnere në stërvitjen “Swift Response-22”, e cila do të zhvillohet në Maqedoninë e Veriut.

“Kjo stërvitje shumëkombëshe vjen në kuadër të “Defender Europe 2022″, dhe si çdo vit, efektivët e Policisë Ushtarake demonstrojnë ndërveprushmërinë me koleget e tyre”, ka thënë Peleshi.

/abc24.al/

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu