Dyshime se hodhën gaz piperi në klasë. Nxënësit e “Janaq Kilicës” pushtojnë urgjencën e Fierit, pamjet e rënda

0
81
Gjigandi

Në gjimnazin Janaq Kilica është përsëritur situata e para pak ditësh ku disa nxënës shfaqen probleme me frymëmarrjen gjatë zhvillimi të një orë mësimi në lëndën e Biologjisë.

Sot 25 nxënës janë dërguar në spital me probleme në rrugët e frymëmarrjes.

Paraprakisht dyshohet se helmimi masiv është shkaktuar nga një lëndë helmuese që quhet “gaz piper” e cila mund të jetë hedhur nga vetë nxënësit.

Ndërkohë nxënësit janë shumë të tensionuar dhe nuk tregojnë asgjë se çfarë ka ndodhur.

Për të parë situatën është edhe drejtori i policisë së qarkut Fier, ndërsa deri tani nuk ka një informacion zyrtar për numrin e saktë të personave të helmuar.

Këtë radhë ngjarja ka ndodhur në ndërtesën e re të shkollës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu