Dalin detaje të reja nga djegia e stacionin policor në Kamëz

0
Dalin detaje të reja nga djegia e stacionin policor në Kamëz
Gjigandi

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga zjarri i rënë mbrëmjen e së shtunës në ambientet e Komisariatit të Policisë nr. 5 në Kamëz.

Zjarri dyshohet se është vendosur nga i ndaluari 26-vjeçari Arben Mici, i cili si pasojë e flakëve ndërroi jetë në spital, raporton BalkanWeb.

Ishte ora 21:00, kur Mici, i ndodhur në qeli, i ka vendosur zjarrin batanijes. Flakët nisën të shpërndaheshin në të gjithë perimetrin e dhomës, duke çliruar në ajër shumë toksina helmuese.

Paraprakisht dyshohet se ka qenë vetëvrasje. I arrestuari tjetër në qeli me viktimën, Dilaver Idrizi dhe punonjësi i policisë Hajredin Boja janë përpjekur të shuajnë flakët dhe të nxjerrin nga vatra 26-vjeçain prandaj kanë mbetur të lënduar. Kjo është ekspertiza paraprake për zjarrin në komisariat.

/abc24.al/

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu