Ndryshimet në kodin zgjedhor, kreu i KQZ: Partitë të japin informacion, s’po gjejmë dot as adresat

0
Gjigandi

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka marrë pjesë në tryezën e diskutimit për financimin e partive.

Në fjalën e tij, Celibashi tha se përpos ndryshimeve në kodin zgjedhor, nevojitet edhe një monitorim i shkrimeve në rrjetet sociale.

Sakaq shtoi se partitë politike duhet të japin informacion në lidhje me adresat dhe organin drejtuese, në të kunbdërt do të përballen me masën e mos-rregjistrimit në zgjedhje.

“Në diskutime me përfaqësues politik mendoj se ardhur koha edhe rregullimi i palëve të treta i personave jo politik, ka ardhur koha të përfshihet në monitorim edhe shkrimet në rrjetet sociale. Sot raportimi i partive politike është formal dhe sipërfaqësor i asaj që partitë deklarojnë. S’kemi autorizim ligjor për të shkuar më thellë. KQZ t’i jepet autorizime apo një institucioni tjetër për të bërë verifikime çfarë prezantohet në raport. Mendojmë se ndryshimet në përgjithësi duhet të përfshijnë jo vetëm kodin ligjor por edhe ligjin për partitë politike. Edhe brenda partive politike mendojmë se ka pak transparencë. 131 parti politike sipas KQZ të regjistruara, për më shumë se 50% s’ka info për adresat apo organin drejtues. Mospërmbushja e këtij detyrimi duhet ta penalizojë deri në mos-regjistrim në zgjedhj”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu