Conte: Shifrat flasin për rritje, duhet të tregojmë vazhdimësi

0
Gjigandi

Pas fitores 3-1 me përmbysje ndaj Torinos, Interi do të udhëtojë nesër në mbrëmje në transfertën ndaj Spalit, një sfidë e lehtë në letër, por trajneri Antonio Conte nuk ka humbur mundësinë për të karikuar të tijtë, në konferencën për shtyp të pasdites së sotme.

Tekniku zikaltër vlerësoi maksimalisht kundërshtarin dhe deklaroi se renditja e Spalit është deficitare në lidhje me atë që ka dhënë në fushën e lojës, ndërsa u bëri thirrje të tijve që të përballojnë sfidën me entuziazëm dhe dëshirë për të fituar.

“Përballemi me një skuadër që ka marrë më pak sesa ka dhënë në fushën e lojës, ndaj do të duhet të shfaqim entuziazëm dhe dëshirë për të marrë tre pikët. Duhet të krijojmë vazhdimësi dhe pres përgjigjet e duhura nga skuadra nesër”, u shpreh Conte.

Trajneri i Interit vlerësoi faktin që në skuadrën e tij shënojnë të gjithë, pasi deri tani 18 futbollistë të ndryshëm kanë futur emrin e tyre në listën e golshënuesve, ndërsa komentoi edhe situatën e të dëmtuarve.

“Të dhënat janë shumë pozitive, pasi kemi shënuar me 18 lojtarë të ndryshëm dhe mbi të gjitha kemi pësuar vetëm 4 humbje. Këto janë shenja të qarta rritjeje, por duhet të hedhim një tjetër hap në rrugën tonë. Sa u përket të dëmtuarve, Barella ka nisur stërvitjen me grupin dhe shpresoj ta kem gati për sfidën me Romën. Moses është rikuperuar plotësisht, ndërsa për Sensin dhe Vecinon nuk mund të them një afat se kur do të rikthehen në fushë”, tha trajneri i Interit.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu