As Olivier Giroud as Mario Mandzukic, Antonio Conte ka në mendje për majën e sulmit vetëm Edin Dzekon dhe Marotta e Ausilio do të përpiqen ta kënaqin.
Një vit më parë edhe pse u kërkua me ngulm nga Interi, Dzeko në fund vendosi të rinovojë kontratën e tij me Romën, por në fund të këtij sezoni gjasat për të qëndruar te verdhekuqtë janë të pakta edhe për vetë faktin pasi Roma synon t’i largojë të gjithë futbollistët që kanë paga të larta.
Ndërkohë në kampin zikaltër po punojnë edhe për të bindur Milanin të pranojë shkëmbimin e Vecinos me Kessien, pasi lojtari nga Bregu i Fildishtë pëlqehet shumë nga Antonio Conte.