Conte: Interi duhet të shikojë Juventusin

0
Gjigandi

Antonio Conte e ka pranuar se Interi duhet të shikojë nga Juventusi nëse duan të ftiojnë Skudeton sezonin tjetër. Zikaltërit e kanë siguruar një vend në Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm,por dështuan të fitonin Serinë A.

Konte foli para ndeshjes me Fiorentinën në kanalin zyrtar të Interit. “Mendoj se kualifikimi në Ligën e Kampionëve është i rëndësishëm për një klub si Interi. Që nga starti i sezonit kemi qenë në 4 vendet e para në tabelë, vende ku një klub me prestigj si Interi meriton të jetë. Ne dëshironim të ishim më konsistent. Objetivi ishte të përfundonim më mirë sesa vitin e kaluar dhe mendoj se ja kemi arritur atij objektivi.

Kampionati është bërë më cilësor dhe më i fortë. Ne duhet gjithmonë të përmirësohemi dhe të provojmë ta fitojmë Skudeton vitin tjetër. Duhet të shikojmë Juventusin, i cili ka dominuar në Itali për 9 vite. Ato janë akoma më të mirët. Ne duhet të shikojmë më të mirët nëse duam të përmirësohemi”.

Trajneri i Interit e cilëson përballjen me Fiorentinën të vështirë, por gjithashtu thotë se Interi është i qetë pasi e ka arritur objektivin e tij. “Fiorentina është një skuadër shumë e fortë.Ata kanë lojtarë shumë të mirë, dhe do jetë e vështirë ndaj tyre.

Por ne nuk do luajmë me stres pasi ne e kemi arritur objektivin tonë që të kualifikohemi në Ligën e Kampionëve”, përfundoi Konte.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu