Milan shumë afër nënshkrimit me mbrojtësin e Lyonit

0
Gjigandi

Milani është vetëm një hap larg zyrtarizimit të mbrojtësit të talentuar francez Pierre Kalulu, kontrata e të cilit me Lyonin do të përfundojë më datën 30 qershor dhe më pas do të jetë i lirë të vendosë për të ardhmen e tij.

Futbollisti që aktivizohet si mbrojtës i djathtë, por edhe në qendër, nuk ka debutuar me skuadrën e parë të Lyonit, ndërsa të rinjtë i ka udhëhequr deri në çerekfinalet e Youth Leagues, deri kur futbolli u ndërpre për shkak të pandemisë.

Mediat italiane konfirmojnë se menaxherët e futbollistit janë takuar me Paolo Maldinin dhe kanë rënë dakord për transferimin te kuqezinjtë, ndërsa pritet vetëm 1 korriku për të zyrtarizuar afrimin e parë të kuqezinjve.

Në këtë mënyrë Milani “djeg” konkurrencën e shumë klubeve, me në krye Bayernin e Mynihut, që ishin vënë në lëvizje për të siguruar shërbimet e Kalulu, një futbollist që cilësohet si një nga mbrojtësit me të ardhme të ndritur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu