Pesë shqiptarë u paraqitën në takimin e fundit (java e 22-të) siç quhej atëkohë kampionati i luftës apo Kampionati i parë i pavarur i Kroacisë në futboll.
Tre ish futbollistët e Prishtinës në ndeshjen e Hajdukut dhe të Shibenikut, si Ardian Kozniku, Xhevdet Muriqi dhe Abdyl Bellopoja.
Kozniku luante për Hajdukun e Splitit së bashku me Eduard Abazin e Shqipërisë dhe Abdyl Bellopoja, Bekim Domniku e Xhevdet Muriqi u paraqitën për Shibenikun. Hajduku fiton bindshëm me 4:1 ndaj Shibenikut dhe shpallen kampion i parë i shtetit kroat.
Abdyl Bellopoja
Dy gola Kozniku, një Abazi dhe një Ivica Mornar. Kozniku është shënuesi më i mirë, me 12 gola në kampionatin e parë kroat.
Të gjithë shqiptarët startuan titullarë, Kozniku e Abazi për Hajdukun dhe Bellopoja, Muriqi e Domniku për Shibenikun.
Kozniku humb edhe një penallti, lëshoj rastin që të bëhet shënuesi i trefishtë.
Bekim Domniku
Golat mund t’i shikoni në video, nga minuta e 4.05 supergolin e Koznikut! Nga minuta e 5.00 Kozniku shënon nga 16 metra gol të bukur dhe goli i Abazi nga minuta 5.42.
Xhevdet Muriqi
Kozniku humb penalltinë ku shihet nga minuta 7.20. Ndeshje e bukur, në një kampionat të luftës apo të çmendurisë. Ndeshja u luajt me 13 qershor të vitit 1992, në stadiumin “POlud”, shikues 10.000.
Ardian Kozniku
Shënues: 1:0 Ivica Mornar (34′)
2:0 Ardian Kozniku (40′)
3:0 Eduard Abazi (42′)
4:0 Ardian Kozniku (51′)
4:1 Dean Raçunica (76′-penalltia)
Eduard Abazi
Përbërjet – Hajduku:
1. Zoran Sllavica
2. Ante Ivica
3. Mario Novaković
4. Igor Shtimac
5. Eduard Abazi
6. Sllaven Biliç
7. Joshko Jeliçip
8. Ante Mishe
9. Ivica Mornar
10. Goran Vuçeviç
11. Ardian Kozniku
Shibeniku:
1. Gjoni Tafra
2. Bekim Domniku
3. Josip Bulat
4. Abdyl Bellopoja
5. Goran Pauk
6. Xhevdet Muriqi
7. Senad Mujakiç
8. Boro Matan
9. Sinisha Petroviç 43′
10. Dean Raçunica
11. Branko Peshiç