Çmenduria, shqiptarët e Kosovës në Kampionatin e luftës në Kroaci në vitin 1992

0
Gjigandi

Pesë shqiptarë u paraqitën në takimin e fundit (java e 22-të) siç quhej atëkohë kampionati i luftës apo Kampionati i parë i pavarur i Kroacisë në futboll. 

Tre ish futbollistët e Prishtinës në ndeshjen e Hajdukut dhe të Shibenikut, si Ardian Kozniku, Xhevdet Muriqi dhe Abdyl Bellopoja.

Kozniku luante për Hajdukun e Splitit së bashku me Eduard Abazin e Shqipërisë dhe Abdyl  Bellopoja, Bekim Domniku e Xhevdet Muriqi u paraqitën për Shibenikun. Hajduku fiton bindshëm me 4:1 ndaj Shibenikut dhe shpallen kampion i parë i shtetit kroat. 

Abdyl Bellopoja

RonaTyra

Dy gola Kozniku, një Abazi dhe një Ivica Mornar. Kozniku është shënuesi më i mirë, me 12 gola në kampionatin e parë kroat. 
Të gjithë shqiptarët startuan titullarë, Kozniku e Abazi për Hajdukun dhe Bellopoja, Muriqi e Domniku për Shibenikun.
Kozniku humb edhe një penallti, lëshoj rastin që të bëhet shënuesi i trefishtë. 

Image

Bekim Domniku

Golat mund t’i shikoni në video, nga minuta e 4.05 supergolin e Koznikut! Nga minuta e 5.00 Kozniku shënon nga 16 metra gol të bukur dhe goli i Abazi nga minuta 5.42.

Image

Xhevdet Muriqi

Kozniku humb penalltinë ku shihet nga minuta 7.20. Ndeshje e bukur, në një kampionat të luftës apo të çmendurisë. Ndeshja u luajt me 13 qershor të vitit 1992, në stadiumin “POlud”, shikues 10.000.

Image

Ardian Kozniku

Shënues: 1:0 Ivica Mornar (34′)
2:0 Ardian Kozniku (40′)
3:0 Eduard Abazi (42′)
4:0 Ardian Kozniku (51′)
4:1 Dean Raçunica (76′-penalltia)

Image

Eduard Abazi

Përbërjet – Hajduku: 
1. Zoran Sllavica  
2. Ante Ivica 
3. Mario Novaković  
4. Igor Shtimac  
5. Eduard Abazi  
6. Sllaven Biliç  
7. Joshko Jeliçip  
8. Ante Mishe  
9. Ivica Mornar  
10. Goran Vuçeviç  
11. Ardian Kozniku  

Shibeniku:

1. Gjoni Tafra  
2. Bekim Domniku  
3. Josip Bulat  
4. Abdyl Bellopoja  
5. Goran Pauk  
6. Xhevdet Muriqi   
7. Senad Mujakiç  
8. Boro Matan  
9. Sinisha Petroviç   43′
10. Dean Raçunica  
11. Branko Peshiç

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu