City i jep një “shuplakë” Newcastles

0
Gjigandi

Manchester City ka mundur 5-0 Newcastle në javën e 34-të të Premier League dhe është kthyer te fitorja pas humbjes befasuese 1-0 të pësuar kundër Southamtpon tri ditë më parë.

Gabriel Jesus (10′), Mahrez (21′), Fernandez (58′, aut.), Silva (65′) dhe Sterling (91′) kanë qenë autorët e golave të Qytetarëve, që janë bërë skuadra e parë në Premier League me pesë lojtarë të ndryshëm që kanë shënuar të paktën 10 gola në një sezon të vetëm që nga Everton në sezonin 1984-85.

David Silva (34) është bërë lojtari i parë 34 vjeç ose më i madh që shënon dhe jep një asist në një ndeshje të Premier League që nga Zlatan Ibrahimoviç (35), që e ka bërë një gjë të tillë për Manchester United kundër Sunderland në prillin e 2017-ës. 

Në sfidat e tjera të mbrëmjes së sotme, Sheffield United triumfoi me rezultatin minimal 1-0 përballë Wolvesit, duke u shkaktuar humbjen e dytë radhazi këtyre të fundit, ndërsa West Ham u mposht në shtëpi 0-1 nga Burnley.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu