City bën gati 330 milionë euro. Zbulohen 4 objektivat e Guardiola-s

0
Gjigandi

Manchester City është gati të kthehet protagonist në merkato.

Sipas së përditshmes spanjolle Sport, buxheti i Qytetarëve për të përforcuar skuadrën duket se është 330 milionë euro.

Vendimi i CAS-it ka anuluar atë të UEFA-s për përjashtimin e City-t nga kompeticionet europiane për dy vite dhe tani drejtuesit janë të gatshëm t’i dhurojnë Guardiola-s disa emra të rëndësishëm për sezonin e ardhshëm.

Duket se objektivat e Pep janë katër: dy qendërmbrojtës, një zëvendësues për Sane dhe një mesfushor sulmues. Për mbrojtjen shikohet edhe në Itali, ku pëlqehen Kalidou Koulibaly i Napoli-t dhe interisti Milan Skriniar.

Në listën janë edhe emrat e David Alaba të Bayern Munich dhe Diego Carlos i Sevilla-s.

RonaTyra

Si zëvendësues të Sane, Guardiola duket se mendon për Ferran Torres të Valencia-s, që mund të kërkojë mes 30 dhe 40 milionë eurove.

Mesfushori sulmues mund të jetë Kai Havertz i Bayer Leverkusen për të cilin ka kohë që është vënë në lëvizje Chelsea. Çmimi: rreth 75 milionë euro.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu