Lidhja e saj e dashurisë me portierin e “Partizanit”, Alban Hoxha është përfolur gjerësisht në media por asnjëherë nuk është folur publikisht për të. Çiljeta Xhilaga ka zgjedhur ta mbajë larg mediave dashurinë e saj, por interesi ynë është i madh për të ditur se çfarë po ndodh mes tyre. Këngëtarja u pyet në lojën “Ndaje ose haje” për Albanin: Ai që dimë të gjithë mirë është”? Duke buzëqeshur, ajo u përgjigj se janë shumë mirë të dy bashkë. Çiljeta Xhilaga ka mohuar në këtë mënyrë edhe thashethemet për ndarje të përhapura pak kohë më parë.