Chelsea është kthyer në rrugën e fitoreve, pas gabimit kundër West Ham United.
Skuadra e udhëhequr nga Frank Lampard ka shënuar fitore 3:0 kundër Watford.
Golat për skuadrën e Chelsea në këtë ndeshje i shënuan Olivier Giroud dhe Willian.
Francezi dërgoi topin në rrjetë kur kalaun vetëm 28 minuta lojë, duke shfrytëzuar asistimin e Ross Barkley.
Dy minuta para fundit të pjesës së parë, Willian konvertoi në gol penalltinë e fituar nga Christian Pulisic, për rezultatin 2:0.
Për rezultatin final duhej pritur deri në minutën e 91′, kur Ross Barkley shënoi pas asistimit të Azpilicueta, për rezultatin 3:0.
Me këtë fitore, Chelsea kthehet në pozitën e katërt në tabelë, me 57 pikë të grumbulluara, dy më shumë sesa Man United.
Watford mbetet në kuotën e 28 pikëve, për pozitën e 17.