Chelsea ka një plan konkret për transferimin e Kai Havertz.
‘Blutë’ e Londrës janë të vendosur që të përforcojnë edhe më shumë skuadrën e tyre, pas emrave si Timo Werner e Ziyech.
Lojtari tjetër në listën e dëshirave të Chelsea është Kai Havertz dhe thuhet se për transferimin e tij pritet të bëhen sakrifica të mëdha.
Raportime të ‘Daily Express’ thonë se Chelsea planifikon shitjen e gjashtë lojtarëve, për të mbledhur fondet për transferimin e mesfushorit gjerman.
Havertz, i cili aktivizohet me Bayer Leverkusen, vlerësohet me 90 milionë funte nga skuadra e tij.
Mbetet të shihet nëse plani i ‘Bluve’ do të funksionojë dhe të kompletohet transferimi i Kai Havertz te Chelsea.