Ciro Immobile raportohet se ka arritur marrëveshje për të nënshkruar kontratë të re me Lazion, që e mban atë në ‘Olimpico’ deri në vitin 2025.
Sipas Il Tempos, ai do të fitojë rreth katër milionë euro në sezon, përfshirë edhe bonuset.
Rinovimi do të jetë pesë vjeçar, me lojtarin që në përfundimin e kontratës do të ketë 35 vjet.
Immobile ka shënuar 116 gola në 167 paraqitje për Lazion që pas transferimit prej 8.75 milionë euro nga Sevilla në verën e vitit 2016.
30 vjeçari italian ka qenë shumë produktiv këtë sezon, duke shënuar 30 gola në 35 ndeshje.
Immobile ka tërhequr interesim nga shumë skuadra, ku janë përmendur edhe Manchester United dhe Liverpool.