Klubi i Kosovës, kështu duket stadiumi i ri

0
Gjigandi

Klubi i Kosovës, kështu duket stadiumi i ri.

Futbolli është ndalur për shkak të pandemisë Covid-19, por klubi kampion në fuqi i IPKO Superligës, Feronikeli e ka shfrytëzuar këtë periudhë për t’u dhënë një dorë të fundit punimeve për rikonstruksionin e stadiumit “Rexhep Rexhepi”.

Ditën e sotme klubi ka postuar fotot në faqen zyrtare, ku shfaqet një stadium shumë i bukur, thuajse i përfunduar tërësisht, ndërsa mungojnë vetëm montimi i stolave plastikë në shkallët e tribunave.

Stadiumi i ri i qytetit të Drenasit do të ketë një kapacitet prej 8 mijë tifozësh dhe do të jetë një alternativë për të pritur ndeshjet e Përfaqësueses së Kosovës, që deri tani ka luajtur vetëm në “Fadil Vokrri”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu