Çfarë thotë FFK pas takimit me ministren?

0
Gjigandi

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka marrë pjesë sot në takimin e përbashkët të krerëve të federatave sportive dhe KOK-ut me ministren në detyrë për Kulturë, Rini e Sport, Vlora Dumoshi.

Qëllimi i këtij takimi ishte që të bashkërenditen hapat për rifillimin sa më të shpejtë të aktiviteteve sportive pas lehtësimit të masave të izolimit për shkak të pandemisë Covid-19. Në këtë takim u arrit pajtueshmëria që Federatat sportive bashkë me KOK-un t’i drejtohen nëpërmjet MKRS-së me një shkresë të përbashkët institucioneve shëndetësore për të lejuar fillimin e ushtrimeve të sportistëve dhe vazhdimin e garave dhe aktiviteteve tjera sportive.

Gjatë këtij takimi u shqyrtua kërkesa e Federatës së Futbollit të Kosovës që klubeve të futbollit t’u mundësohet rikthimi në stërvitje nga 10 maji, më 24 maj të zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës dhe nga 30 maji të rifillojë kampionati, ngase vetëm në këtë mënyrë FFK do të mund ta përmbyllë këtë edicion sipas kërkesës së UEFA-s.

Të gjithë ishin të pajtimit që FFK-së t’i jepet përparësi për t’i zënë datat e UEFA-s, por njëkohësisht të gjitha federatat kërkuan që stërvitjet e sportistëve të fillojnë sa më shpejt gjatë muajit maj, duke respektuar normat e institucioneve shëndetësore dhe shëndetin e sportistëve, i cili mbetet prioritet.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu