“Werner do të ulej në stol te Liverpooli”

0
Gjigandi

Lothar Matthaus ka paralajmëruar Timo Werner për transferimin e mundshëm në Liverpool.

Legjenda e Gjermanisë frikësohet se me skuadrën e tanishme që ka Liverpooli, Werner do të qëndronte më shumë në stol.

Werner tashmë ka treguar se dëshira e tij është të luajë në një ligë jashtë Bundesligës, me Real Madridin dhe Barcelonën që interesohen, derisa Goal konfirmon se Liverpooli është destinacioni i tij i preferuar.

“Mendoj se Werner është lojtar për Liverpoolin. Është i shpejtë dhe i fortë. Klopp i pëlqen lojtarët e shpejtë në sulm dhe Werner është edhe i qetë para portës, por ai duhet të luajë”, tha Mathaus.

“Te Leipzig, Timo ka pozitën e vet, poWr Liverpool është një ndër klubet më të mira në botë, janë të fortë në Premierligë dhe Champions League”.

RonaTyra

“Ata kanë shumë lojtar të mirë. Werner do të përshtatej, por për të luajtur në ndeshje të mëdha duhet të largojë dikë nga ekipi. Po flasim për Mane, Salah apo Firmino”.

“Mendoj se kur të gjithë këta janë të gatshëm për të luajtur, atëherë Werner do të ulej në stol, gjë që nuk është e mirë, sepse ai dëshiron të luajë gjatë gjithë kohës”.

“Kështu, ndoshta do të ishte mirë që të qëndrojë edhe një vit në Leipzig. Këtë sezon, shembull, ai është përmirësuar shumë, jo vetëm për golat që ka shënuar, por edhe mënyrën e lojës”. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu