Kryemadhi kalon natën tek Teatri: Qëndresa vijon! Godina do i rezistojë kufomës politike të Ramës

0
Gjigandi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e ka kaluar gjithë natën tek Teatri Kombëtar, si formë proteste kundër vendimit të Këshillit Bashkiak Tiranë për shembjen e tij.

Duke folur për media mëngjesin e sotëm, ajo tha se kjo qëndresë është më e pakta për të ndenjur sy hapur.

Ajo deklaroi se qëndruan për të mos lejuar dhunimin e kësaj godine që i ka rezistuar termeteve me të fuqishëm.

“Kjo godinë do të rezistojë përballë kufomave politike si ajo e Edi Ramës. Kjo qëndresë do të vijojë. Askujt nuk do i shkojë në mendja si skutha që të bëjnë gjëra të fshehta si vendimin e paligjshëm që e firmosën duke falsifikuar një mbledhje që nuk ka ndodhur. Përsëri sikur ndenjën sy hapur këto dy net duke i zgjatur jetën këtij teatri edhe dy netë të tjera, mendoj edhe SPAK-u edhe drejtësia ti mbajë sytë hapur dhe të vendosë përballë përgjegjësisë ata njerëz dhe të zgjidhet ky ngërç.

Pandemia dhe kriza që ka krijuar Edi Rama ka rrënuar ekonominë. Ne ishim një grup modest që qëndruam gjithë natën, ishte një gjendje e qetë, nuk patëm probleme”, u shpreh Kryemadhi.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu