Çfarë presin nga Rama pas protestave të opozitës, përgjigjet Belind Këlliçi

0
Gjigandi

Një protestë e përmasave të mëdha ishte ajo që u mbajt në 7 korrik. Ashtu edhe siç ishte paralajmëruar kjo protestë mesa duket ‘i hapi dyert’ për qëndrime të tjera opozitare ndaj qeverisë në pushtet.

Tre ishin temat më ‘pikante’ që u theksuan dhe u ritheksuan nga opozita; krimi në vend, situata ekonomike dhe çështja e “Open Ballkan”.  Gjatë protestës në mënyrë konsistente  u theksua se vetëm kryengritja popullore do të sjell ‘fundin’ e qeverisë së  Edi Ramës, dhe nëse nuk ndodhte më 7 korrik ajo do të zbatohej në protestat në javët e ardhshme.

Për këtë arsye kemi pyetur deputetetin Belind Këlliçi i cili ka qenë pjesë dhe zë i kësaj proteste, për Abc24.al Këlliçi shprehet se nuk pret që qeveria të japë dorëheqjen vetëm nga protestat, por kërkon që qytetarët kërkesat e tyre t’i bëjnë urdhra.

Sipas tij, ndërkombëtarët nuk duhet që të promovojnë aktivitetin politik të PS, ku si partner strategjik kanë mafien e plehrave.

I pyetur nga redaksia e Abc24.al se çfarë do të ndodhë nëse në protestat e ardhmesh do të përdoret dhunë, pasi ajo e 7 korrikut rezultoi e paqtë Këlliçi shprehet se thirrja e opozitës ndaj qytetarëve është që të mos bien pre e skenarit të Ramës për t’i portretizuar ata si të dhunshëm.

RonaTyra

E qartë në atë që kërkon të përcjellë, Këlliçi tha se tashmë nuk ka ‘korniza’ brenda opozitës, si dhe rëndësia që duhet të jepet qëndron te fakti se përse qytetarët protestojë. Qoftë kjo me deputetë që e mbështesin ose jo, ata që kanë ikur apo qëndrojnë, për PD ‘lufta’ qëndron tek ajo që politikanët të dëgjojnë zërin e qytetarëve.

Intervista e plotë:

Çfarë duhet t’i kërkohet kësaj qeverie në këto protesta?

Si deputet opozitar nuk mund të pres dorëheqje nga kjo qeveri, se nuk kanë ndërgjegje e as formim demokratik për akte të tilla. Unë sot i drejtohem qytetarëve pa dallime ideologjike, të rinjve, moshatarëve të mi, organeve të drejtësisë dhe partnerëve ndërkombëtarë. Nuk i drejtohem një qeverie që partner strategjik ka mafian e plehrave.

Qytetarët kanë të drejtën sovrane që kërkesat t’i bëjnë urdhra.  I kërkoj organeve të drejtësisë të bëjnë drejtësi për shqiptarët. Të hetojnë Edi Ramën dhe Erion Veliajn. I kërkoj partnerëve ndërkombëtarë të mos promovojnë aktivitetin politik të ministrave dhe kryebashkiakëve të korruptuar të PS.

Si do veproni nëse në protestat e ardhshme do të përdoret dhunë?

Po bëjmë thirrje të vazhdueshme që qytetarët të mos bie pre e skenaristit Rama për t’i portretizuar si “të dhunshëm”.  Nëse shteti dhunon qytetarët, qytetarët mbrohen duke u kundërpërgjigjur.

Kështu ndodh në SHBA, Francë, Greqi, kudo ku shteti ka guxuar të dhunojë të drejtat e qytetarëve.

Opozita do të gjendet në shesh. Por çfarë ndodh nëse kreu i qeverisë ik sërish?

Si një politikan frikacak që s’guxon të përballet me qytetarët; që refuzon t’i dëgjojë e t’i shohë.

A do të shtohet pjesëmarrja e deputetëve “Bashist” dhe për pasojë nisim një ribashkim të partisë?

Shumica e deputetëve të PD kanë mbajtur qëndrime publike pro. Nuk kuptoj si mund të ketë ende “Bashistë” kur Basha nuk duket gjëkundi në jetën politike. Nuk di si mund të ketë “Bashistë” pa Bashë. Ju sugjeroj t’i japim rëndësi arsyeve përse qytetarët protestojnë, përse i janë përgjigjur thirrjes për protestë, dhe jo kush proteston e kush fle.

  • *Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Abc24.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Abc24.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016*

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu