Çështja e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë, Bashkurti: 3 opsione të mundshme për zgjidhjen

0
Gjigandi

Diplomati Lisen Bashkurti, i ftuar në studion e “Ditari”, u shpreh se “ka 3 opsione të mundshme për të zgjidhur çështjen e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë”.

“Opsioni i parë është vazhdimi i negociatave. Kemi pasur deri tani dy raunde negociatash dhe jemi në një fazë ku po diskutohet nëse do të vijojnë negociatat apo do të vazhdohet me opsionet e tjera. Dy mundësitë e tjera janë ndërmjetësimi ose Gjykata Ndërkombëtare mbi të Drejtën e Deteve”, tha Bashkurti.

Sipas tij, “marrëdhëniet Shqipëri-Greqi janë komplekse sepse nuk është vetëm çështja e detit, por edhe Ligji i Luftës dhe çështja e Çamërisë” dhe “kjo e komplikon shumë më tepër procesin e negociatave”.

“Ekipi negociator duhet të bazohet në një ekspertizë të qartë që e njeh mirë problemin e të drejtës së deteve, hartografinë dhe topografinë. Ky ekip duhet të riformatohet sepse çdo opsion që do të ndiqet do të kërkojë një ekspertizë të plotë. Ne kemi ekspertë, por nuk kanë praktikë të gjatë dhe aq më pak të suksesshme, sepse dy raundet e bisedimeve ne i kemi të dështuara me Greqinë”, theksoi Bashkurti.

RonaTyra

Diplomati nënvizoi se “mungesa e transparencës është shkelje e parimeve themelore të qeverisjes së mirë” dhe “krijon problematika në marrëdhëniet e brendshme, por edhe në ato ndërkombëtare”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu