Cavani nuk ka pranuar të rinovojë kontratën

0
19
blank
Gjigandi

Skuadra e PSG-së pritet të ketë ndryshime për sezonin e ardhshëm. Sidomos në repartin e sulmit, pasi bomberi Edinson Cavani, nuk ka pranuar të rinovojë kontratën dhe pritet të largohet në verë.

Uruguaiani pritet t’i bashkohet Atletico Madridit për dy vitet e ardhshme, ndërsa PSG ka nisur punën për të gjetur zëvendësuesin. Sipas medieve britanike, kampionët e Francës kanë përgatitur ofertën për bomberin e Arsenalit, Pierre-Emerick Arsenal.

Madje, është zbuluar dhe oferta e parë për kapitenin e “Topçinjve”, që është 35 milion euro.

Mund të duket ofertë e ulët, por në verën e ardhshme, sulmuesi nga Gaboni është pa kontratë dhe njëjtë si Cavani, nuk ka pranuar të rinovojë. Do të ishte një goditje e zgjuar për PSG-në, ndërsa Arsenali, ka një vendim të vështirë për të marrë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu