Antonio Cassano, gjatë një Instagrami “live” me Christian Vieri, trajtoi çështje të shumta, duke dhënë mendimin e tij pozitiv për Lazio dhe një pjesë të udhëheqjes së bardhekaltërve; në veçanti për drejtorin sportive, Igli Tare, dhe presidentin Lotito: “Unë nuk e njoh Taren personalisht, por nëse ka marrë lojtarë të caktuar si Milinkovic-Savic për pak para, kjo do të thotë se është i mirë. Pastaj, ai ka një president të shkëlqyer si Lotito. Mbase mund të debatosh për të si personazh, por ai është me të vërtetë i mirë”.
“Fantantonio” ka folur sërish për rifillimin e Serie A: “Unë dyshoj se mund të rifillojë, është shumë e vështirë. Jam dakord me Malagò, duhet të mbrojmë sportin dhe shëndetin. Si të rifillojnë, fjala vjen, Fiorentina dhe Sampdoria, që kanë përsëri disa lojtarë të infektuar? Tani pritet të fillojë përsëri Bundesliga, por në Gjermani situata është e ndryshme”.