Fabio Capello mendon se Lautaro Martinez dhe Miralem Pjanic janë të gatshëm të kalojnë te Bracelona.
Sulmuesi argjentinas e mesfushori boshnjak po kërkon me ngulm nga skuadra katalunase dhe në këtë verë mund të kompletojnë kalimin në Camp Nou.
Ish-trajneri i Romës, Milanit dhe Juventusit beson se dy lojtarët janë të gatshëm të luajnë për Barcelonën, pasi me lojën e tyre kanë treguar se janë lojtarë të kalibrit të lartë.
“Unë i shoh ata si të gatshëm që të përballen me sfida te Bracelona dhe në rastin e Pjanicit jam i sigurt, pasi ka luftuar te Juventusi për tituj çdo vit”, ka thënë Capello.
“Ajo çfarë po them unë është se të dy lojtarët janë të mirë dhe tashmë kanë arritur të luajnë në nivele të larta”.
“Besoj se që të dy do të kenë sukses te Barca dhe në këtë verë i shoh ata duke luajtur në Camp Nou”, ka shtuar më tej ai.
Barcelona duhet të paguajë shuma të majme për t’i afruar të dy lojtarët, derisa në ofertë duhet të fus edhe disa lojtarë.