Cakaj në Washington takohet me Palmer

0
Gjigandi

Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj, gjatë qëndrimit të tij në Washington është takuar me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Përfaqësues i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer dhe Ndihmës Sekretarin e Shtetit në detyrë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker.

“Folëm hollësisht për domosdoshmërinë e plotësimit sa më shpejt të të gjitha detyrimeve për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, punën e përbashkët në kuadër të OSBE-së dhe lidhur me përpjekjet e Shqipërisë për të siguruar ulësen e anëtarit jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit 2022-2023”, ka shkruar Cakaj në Facebook.

“Marrëdhëniet e fuqishme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të një rëndësie të pazëvendësueshme e me një vlerë të patjetërsueshme për Shqipërinë !”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu