Willy Caballero do të qëndrojë të Chelsea edhe për një vit, pasi është pajtuar që të vazhdojë kontratën.
Portieri argjentinas është zgjedhja e dytë e Frank Lampardit, derisa në këtë edicion kishte më shumë hapësirë.
Caballero ka vazhduar kontratën deri në qershor të verës të vitit 2021, duke i qëndruar Chelseat besnik edhe për sezoni e ardhshëm.
Portieri në këtë edicion ka luajtur në nëntë ndeshje, derisa hera e fundit kur ishte paraqitur ishte barazimi 2-2 ndaj Bournemouthit në shkurt.
Argjentinasi kishte kaluar nga Manchester City te Chelsean derisa është i njohur se mund t’i lexoj mjaftë mirë gjuajtjet e penalltive nga kundërshtarët.