Nicolo Zaniolo dëshiron largimin nga Roma

0
Gjigandi

Nicolo Zaniolo la pas dëmtimin e rëndë që e mbajti përreth 6 muaj jashtë fushave të lojës, por duket se kjo nuk ka mjaftuar për ta parë entuziast me fanellën verdhekuqe.

Në sfidën e fundit ndaj Veronës mesfushori pati një përplasje me shokun e skuadrës, Gianluca Mancini, ndërsa në përfundim të ndeshjes edhe trajneri Paulo Fonseca nuk i kurseu kritikat për fantazistin verdhekuq.

Sipas mediave italiane, Zaniolo nuk është aspak i lumtur te Roma, pavarësisht fjalëve të dashurisë që ka shprehur vazhdimisht, ndaj ka urdhëruar menaxherët e tij që t’i gjejnë një tjetër skuadër për të vijuar karrierën.

Për të ka shfaqur interes Juventusi, por me afrimin e Kulusevskit, Arthur dhe ndoshta edhe të Jorginhos që kërkohet nga Sarri, vështirë se bardhezinjtë do të provojnë të afrojnë një tjetër mesfushor gjatë kësaj vere.

Mbetet për t’u parë lëvizja e Interit, me Conten që vazhdimisht ka shfaqur simpati për Zaniolon, që gjithsesi ndiqet me interes edhe nga shumë klube të tjera jashtë Italisë, të cilët mund të paguajnë shifrën prej 50 milionë eurosh që kërkon Roma për kartonin e tij.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu