Drejtori sportiv i Ballkanit nga Theranda, Avni Bytyçi, tha se me shqetësim po i përcjellin zhvillimet e fundit. Bytyçi shprehet se synimet e klubit të tij janë titullin. Ballkani është kryesues i renditjes me 34 pikë pas 22 jave në elitën e futbollit të Kosovës.
“Si fillim dua t’i uroj të gjithëve festen e Bajrami dhe ju uroj të gjithëve shëndet e mbarësi!
Jemi shumë thellë të shqetësuar për gjendjen e krijuar, sidomos me mënyrën se si u vendos brenda natës të fillojnë stërvitjet pa protokoll”, tha Bytyçi për gazetën kombëtare “Bota sot”.
“T’ju them të drejtën, momentin kur është marrë vendimi për të filluar seancat stërvitore ne si staf bashkë kryesinë e klubit dhe Presidentin Arsim Kabashin kemi mbajt një takim urgjent dhe kemi analizuar çdo mundësi por sipas analizave tona të gjitha mundësitë ishin të pamundura për t’i siguruar shëndet të plot sportistëve dhe punonjësve tjerë të klubit që të mos preken nga Korona Virusi, sepse nuk punoni restorantet për të ushqyer lojtarët, nuk punojnë Hotelet për Karantinim, thjesht nuk kishim as një kusht elementar për rifillim të stërvitje.
Andaj kemi kontaktuar lojtarët por as njërin nuk e kemi obliguar që të filloj stërvitjet, gjithmonë kemi thënë që stërvitjet fillojnë por nëse ndihuni të rrezikuar nuk jeni të detyruar të filloni sepse Shëndeti i çdo lojtarit është primar para çdo gjëje!”, theksoi ai,. Ballkani ka qenë më i zëshmi deri me tash, duke reaguar në shumë gjëra.
“Nëpër reagimet tona si klub gjithmonë kemi bërë pyetje, se nëse ndodhë të infektohet dikush, kush do e merr përgjegjësinë, kur dihet që Covid-19-ta nuk po ndalet, gjithmonë kurba në rritj.!
Ne si klub nuk jemi që të ndalen aktivitetet, por duhet krijuar kushtet ideale për fillim e tyre. Me datën 18.05.2019 kemi filluar zyrtarisht stërvitjet, edhe pse kemi qenë të zëshëm që duhet bërë testi për Covid-19 para fillimit të stërvitjeve por gjithmonë kjo kërkesë ka rënë në vesh te shurdhër, por fat në fatkeqësi, doli të jetë pozitiv Izair Emini, më pastaj po merren hapat e vonuar për të bërë testet nga organet gjegjës ne si klub. Futbollisti të FC Dritës Izair Eminit i uroj shëndet dhe urojmë që të shërohet sa më shpejt, po tash e sa ditë kemi filluar të punoj sipas disa rekomandimeve të MSH, por shtrohet pyetja sa janë efikase këto rekomandime, ne konsiderojmë që këto rekomandime janë barabartë me zero (0).
Unë konsideroj që organet përgjegjëse për këtë vendim që rifillojmë stërvitjet kanë bërë gabime në hapa.
Pyetja ime është kjo, pse Franca, Belgjika, Holanda, Skocia, e disa tjera shtete, kanë marrë vendimi për të ndërprerë Kampionatet e tyre? A mos vallë janë vende të varfëra e nuk kanë mundësinë e karantimit të ekipeve të tyre, unë mendoj qëë jo, këto shtete kanë super mundësi, por shëndeti është primar në këto shtete që kanë njerëz shumë profesionist edhe kanë llogaritur dhe analizuar shkallën e rrezikshmërisë në çdo detaj.
Po fillon Gjermani (Bundesliga), po fillon Italia, Spanja,Anglia , etj. mos vallë klubet tona kanë mundësinë dhe kushtet e këtyre shteteve te lartpërmendura, qe përmbahen një protokolli të rreptë, tash më të njohur Botërisht, ju Lutem ju lutem mos mos bëni kësi lloj krahasimi! Personalisht kam dyshimet e mija si dhe pse u vendos pa as edhe një kriter të vetëm ti fillojmë stërvitjet.
Trajneri Ismet Munish ka qenë gjithmonë i zëshëm për këtë situatë dhe ai është shumë profesionist dhe i vëmendshëm për çdo veprim që bën, trajneri ai asnjëherë s’ka qenë me fillu pa u kriju kushtet për pune, dhe ne e kemi përkrahur gjithmonë dhe do ta përkrahim, sepse asnjëherë nuk është marr hapi fillestar nga Organet përgjegjëse që si fillim të krijohen kushtet për rinisje me pastaj të fillojmë, po e potencoj ne jemi për futboll gjithmonë, por jo në këtë situatë çfarë gjendemi, kjo lloj Pandemi (Covid-19) ka gjunjëzuar fuqitë ekonomike, sportet Botërore , kurse ne në Kosove jemi si je pikë uji në Oqean.
Po e Potencoj ne jemi për futboll por sikur ta kishim te njëjtin Protokolle me Bundesliga Gjermane atëherë po do ishim dakort për të filluar! Por a kemi në këto mundësi? Jo! Nuk i kemi, madje nuk i kemi mundësinë as edhe si Shqipëria kur dihet të paktën ekipet shqiptare i kanë resoret (hotelet)e veta ku mund te karantinohen. Në ekipet e Kosovës nuk e kemi këtë mundësi, madje ne si ekip rrezikojmë shumë kur dihet qe kualitetin që kemi në skuadër janë të Interesuar ekipet Evropiane për disa nga talentet tanë.
Ne për futboll nuk i trembem askujt, sepse e kemi potencialin e duhur si me staf ashtu edhe në lojtar, po dëgjohen zëra se po frigohet Ballkani, ne nuk I frigohemi askujt sepse potenciali qe kemi ne skuadër na jep komoditetin që të mos kemi frikë.
Për dallime nga ekipet tjera neve nga Instituti i shëndetit publik na është caktuar se si ekip t’i bien testet ditën e martë, në të gjithë lojtarët i kemi lëshuar për festën e bajramit në shtëpi po sikur dikush nga lojtarët të jetë infekuar dhe ta dërgoj në familje virusin famëkeq apo edhe anasjelltas kush do ta merr përgjegjësin, dhashtë Zoti të mos ndodhë asnjëra e as tjetra”, përfundoi Bytyçi.