Bylisi-Tirana 2-1, reagon FSHF: Kontaktuam “Sport Radar” për bastet

0
Gjigandi

Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar së fundmi në lidhje me dyshimet e ndeshjes mes Bylisit dhe Tiranës, e zhvilluar ditën e djeshme për gjysmëfinalen e Kupës, e cila përfundoi me fitoren me përmbysje të ballshiotëve 2-1.

Në një reagim të bërë së fundmi, FSHF njofton se menjëherë pas përfundimit të ndeshjes ka kërkuar informacion nga kompania “Sport Radar”, për të mësuar nëse ka pasur baste të dyshimta për këtë takim.

Gjithashtu në reagimin e bërë, paralajmërohen edhe dy skuadrat në fjalë, se në rast se konfirmohen akuzat për trukim të ndeshjes, atëherë do të ketë masa dhe sanksione të rrepta.

“Federata Shqiptare e Futbollit njofton median dhe opinionin sportiv, se menjëherë pas përfundimit të ndeshjes Bylis – Tirana (2-1), e vlefshme për gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, ka kërkuar informacion nga kompania “Sport Radar” nëpërmjet UEFA-s, për të mësuar nëse ka pasur baste të dyshimta për këtë takim.
Federata bën me dije se, ka nisur hetimin për këtë çështje dhe po grumbullon materialet e nevojshme dhe do te ketë vendimarrje, në rast se do të ketë prova.

Gjithashtu, FSHF prej kohësh e ka bërë të qartë qëndrimin e saj të prerë kundër këtij fenomeni tejet të dëmshëm për futbollin dhe paralajmëron edhe një herë klubet se do të përballen me masa të rrepta dhe sanksione ekstreme, deri në përjashtim nga aktiviteti, në rastet kur akuzat për trukim do të provohen.”, thuhet në reagimin e FSHF-së.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu