Brescia në luftë me Balotellin – uebsajti zyrtar i klubit publikon ‘sekretin’ e sikletshëm të tij

0
Gjigandi

Karriera e Mario Balotellit si futbollist përgjithmonë do të etiketohet si “potencial i papërmbushur”.

Vec nëse italiani papritur shndrrohet në Cristiano Ronaldo në “pleqëri”, është virtualisht e pamundur të themi se 29-vjecari ka qenë sukses konstant.

Sigurisht, ka pasur shumë momente të mira në karrierën e tij që nga debutimi si 16-vjecar me Lumezzanen më 2006, por fatkeqësisht ato janë eklipsuar nga rënie më drastike.

Sulmuesi enigmatik aktualisht është i kontraktuar me Brescian, por ka qenë një lëvizje që nuk i ka shkuar për shtati asnjërës palë.

RonaTyra

Ai ka shënuar vetëm pesë gola në 19 paraqitje për klubin dhe tani është i përfshirë në luftë fjalësh me klubin rreth kontratës.

Të dy, edhe lojtari edhe agjenti i tij, Mino Raiola, kanë thënë se sulmuesi nuk u testua për koronavirus që prej largimit të karantinës në Itali, gjë që rezultoi me mos lejimin e tij në stërvitje për shkak të mungesës së certifikatës mjekësore.

Tani, Brescia e ka intensifikuar betejën me Balotellin duke e përditësuar profilin e tij në uebsajtin zyrtar të klubit.

Shkruhet se sulmuesi tani peshon 99.8kg, që është 8kg më shumë se që duhet për një lojtar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu