​Borrell: Negociatat me Shqipërinë e Maqedoninë Veriore duhet të fillojnë menjëherë

0
​Borrell: Negociatat me Shqipërinë e Maqedoninë Veriore duhet të fillojnë menjëherë
Gjigandi

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, bëri thirrje sot për fillimin urgjent të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

“Ka nevojë për pajtim në Ballkanin Perëndimor. Dhe ka një qëndrim të qartë se duhet të fillojmë menjëherë negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, e theksoj këtë”,

tha Borrell në një konferencë për shtyp.

Borell i bëri thirrje Bullgarisë të heqë veton për fillimin e negociatave midis Maqedonisë së Veriut deri në fund të presidencës franceze, e cila skadon në fund të qershorit, dhe paralajmëroi se përndryshe mund të ketë një krizë në marrëdhëniet midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

“Nëse kjo nuk ndodh, duhet të pranoj se do të ketë një krizë serioze në marrëdhëniet tona me Ballkanin Perëndimor”

RonaTyra

, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu