Moti në Shqipëri, rriten temperaturat por vranësirat mbeten prezente

0
Moti në Shqipëri, rriten temperaturat por vranësirat mbeten prezente
Gjigandi

Vijojnë vranësirat e shpeshta të jenë prezente në vend, duke bërë që Shqipëria të jetë në dominimin e motit të vranët. Sipas Meteoalb, parashikohet që vranësirat herë pas here të pësojnë zhvillim duke sjellë reshje shiu në zonat Veriore dhe Veriperëndimore.

Po ashtu pjesërisht Qendra pritet të ketë momente me pika shiu. Ndërsa zonat Jugore do të jenë me vranësira ku mundësit për shira të pakët do të jenë shumë të ulëta.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 23°C.

Era do të fryjë e mesatare dhe deri e fortë me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu