TIRANE-Mbrëmjen e sotme, ndryshe nga sa ka ndodhur në të gjitha protestat e mëparshme, rruga te Unaza e Re nuk u bllokua nga banorët e ‘Astirit’, të cilët marshuan në trotuar deri te sheshi Shqiponja. Banorët u mblodhën si cdo natë në orën 18:00 duke protestuar në trotuar, ndërsa në gatishmëri ishin forca të shumta policie për të shmangur bllokimin e rrugës. Banorët deklaruan se do të mbledhin firmat për një peticion për të kërkuar shpalljen ‘non grata’ ambasadorin e OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt, pasi mbrëmë u nxori gishtin e mesit, ndërsa sot kërkoi ndjesë. ‘Ne kemi frikë vetëm Zotin. Unaza do ta shkulë nga themelet këtë klikë. Këtë duhet ta quajmë Ramovic. Ambasadori i përshëndeti banorët e Unazës së Re me një gjest të turpshëm, gjithashtu edhe ne ashtu e përshëndesim. Ai është këtu të vendosur balancën në vend për të qenë i paanshëm, cfarë e irritoi atë mbrëmë? Thirrja jonë; Rama ik? Kjo tregon se në anën e kujt anon. Nuk mund të kërkoj ndjesë kaq thjeshtë, ai është një gjest që ofendon edhe kauzën tonë dhe cdo shqiptar të këtij vendi, që ka pak gjak dhe dinjitet. Ai nuk ishte gjest në inat e sipër, është vazhdim të sjelljes së tij të papërgjegjshme duke legjitimuar zgjedhjet e 30 Qershorit dhe duke mos thënë kurrë një fjalë të mirë për banorët e Unazës së Re. Kanë dërguar këtu njerëzit me të ulët. I them Bochardit se ne jemi qytetarë dhe kemi dinjitet, le të shkojë ti bëjë në vendin e tij ato. Ne do të kërkojmë me anë të një peticioni të shpallet ‘non gratta’ në Shqipëri, do i dërgohet Presidencës dhe OSBE-së. Ky njeri nuk e meriton të jetë në atë post” tha ajo. Ndërsa një prej përfaqësuesve ligjorë të banorëve të ‘Astrit’ Artan Manushaqe tha se njëra prej banoreve i ishte drejtuar ambasadorit duke i thënë “Shame on you” (Turp për ju). “Do të bëjmë peticion dhe do ia dërgojmë Presidentit, OSBE-së, Brukselit dhe të gjitha institucioneve të shikojë sjelljen e këtij idioti që ne nuk kemi për ta toleruar” tha ai. Ndërkohë që nga protesta e djeshme u arrestuan ish-deputeti Klevis Balliu dhe 9 protestues, pasi bllokuan rrugën në të dyja drejtimet si dhe nuk iu bindën thirrjeve të Policisë. Me ndryshimet e reja në Kodin Penal, bllokimi i rrugëve duke penguar lëvizjen e lire të automjeteve është vepër penale dhe dënohet me burg deri në tre vjet burg, por një gjë e tillë nuk i pengoi banorët të cilët të udhëhequr nga Basha ndaluan qarkullimin e makinave.