Bomberi gjerman e konfirmon: Më mirë jashtë vendit se te Bayerni

0
Gjigandi

Ai konsiderohet një nga sulmuesit më të fortë të viteve të fundit në futbollin gjerman, një bomber që ka kontribuar me vendosmëri në rritjen eksponenciale të RB Leipzig. Timo Werner është për nga karakteristikat një nga ata lojtarë, që do t’i përshtatej çdo trajneri. Prandaj, nuk është rastësi që emri i tij, muajt e fundit, është përfolur në disa prej klubeve më të rëndësishëm europian.

Thashethemet që lidhen me zbarkimin e tij të mundshëm në Itali, kohët e fundit janë shtuar. Juventusi, në fakt e ka përfshirë atë në listën e opsioneve për pasuesin e Higuain, por Interi, gjithashtu, mund të përpiqet ta marrë, në rast se transferimi i Lautaro Martinez te Barcelona do të materializohet vërtet.

Sidoqoftë, marrja e Werner nuk do të jetë e lehtë, duke pasur parasysh që konkurrenca e Liverpool është e madhe, shto këtu pëlqimin e vetë sulmuesit për “Reds”. Fjalët që ai vetë tha së fundi për “Sport Bild” e bëjnë “fjalëkryqin” pak më të zgjidhshëm.

Sulmuesi gjerman ka pranuar se preferon më mirë një përvojë jashtë vendit sesa te gjigantët bavarezë: “Bayerni ëhtë një klub fantastik, por le të mos flasim për të. Flick ka dëshmuar të jetë një trajner i shkëlqyeshëm, por nëse mendoj vërtet për një transferim, do të preferoja të shkoja jashtë vendit, sesa te Bayerni”.

Me mospëlqimin për klubin bavarez, Werner thjesht është më i tërhequr për një përvojë krejt të re, jashtë Gjermanisë: “Është e vërtetë se dua një sfidë në një kampionat të ri, sesa një tjetër në Bundesligë. Sigurisht, do të jetë e rëndësishme që vlerësimi për mua të jetë maksimal nga i interesuari. Kjo është arsyeja pse në të kaluarën vendosa të vij te RB Leipzig. Edhe të ardhmen do ta zgjedh në këtë mënyrë”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu