Boksierët e kombëtares së Kosovës fillojnë përgatitjet në Brezovicë

0
Gjigandi

Boksierët e kombëtares së Kosovës fillojnë përgatitjet në Brezovicë.

Lajmin e ka konfirmuar Latif Demolli, zëdhënës i Federatës së Boksit të Kosovës.
“Nga sot boksierët (seniorë) të Kombëtares së Kosovës filluan përgatitjet në Brezovicë.
FBOXK ka paraparë fillimin e përgatitjeve ( bazike malore) me boksierët cilësor (djem dhe vajza) të kombëtares së Kosovës të ndarë në 3 grupe:
a).Boksierët senior
b).Boksierët juniorë dhe të rinj (17-18 vjeçar)
c). Boksierët (femrat) senioret, junioret dhe të rejat (17-18 vjeçare).

Përgatitjet do fillojnë me grupin e parë (seniorë) nga sot 07- 21 qershor dhe pastaj me grupet tjera.
Këto përgatitje 50¬% mbështeten nga Komiteti Olimpik I Kosovës sipas vendimit të B.E. të KOK.

Përgatitjet bazike do të zhvillohen në lartësi mbidetare 1200-1700 metra, ushtrime forcë, kondicion, qëndrueshmëri etj.3 herë në ditë, gjithnjë duke respektuar këshillat e dalura nga OBSH,MSH dhe IKSHP.

Në stërvitje do të marrin pjesë maksimalisht 8 – 10 boksierë-e, gjithnjë duke e ruajtur distancën fizike 1.5 -2 m.
Në përgatitje udhëtuan: Bashkim Bajoku, Leotrim Rexhepi, Besfort Merlaku, Artan Shaqiri, Shpëtim Bajoku, Çlirim Zekaj, Patriot Behrami, Dionis Gashi e Besart Pireva. Trajner Shefki Bogujevci dhe Kreshnik Shala”, njofton Demolli.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu